E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha iu uron Krishtlindjet banorëve të zonave të përmbytura



SHKODËR - Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, pikërisht në ditën e Krishtlindjeve, nuk mund të mungonte në Shkodër dhe Dajç, aty ku ka qënë gjithë këtë kohë, prej momentit kur përmbytjet përfshinë këtë qark të Shqipërisë. Së pari, zoti Basha shkoi në Arqipeshkvinë e Shkodrës, ku falenderoi Arqipeshkvin Angelo Masafra dhe në përgjithësi kishën katolike, e cila në këtë fatkeqesi natyrore që përfshiu Shkodrën, iu është gjendur pranë familjeve të përmbytura. Ministri Basha u shpreh optimist për kapërcimin e shpejtë të pasojave të përmbytjeve që përfshinë rrethin e Shkodrës në fillim të muajit dhjetor. "Kam një urim të veçantë, tha Basha, që t’i kalojmë sa më shpejt pasojat e kësaj përmbytje, pasojat jo vetëm në kuptimin fizik, por edhe shpirtëror, me besimin tek Zoti, me besimin tek shpresa e rilindur që kjo festë përfaqëson, me solidaritetin e plotë dhe mbështetjen tek njëri tjetri”. Më pas, ministri Basha, mori pjesë në meshën e Krishtlindjeve në Kishën e Dajçit. I ngarkuar nga Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile për të drejtuar shtabin e emergjencës në komunën problematike të Dajçit, ministri i Brendshëm, i’u bëri të ditur drejtuesve të kishës katolike të Shkodrës se po vinte direkt nga kjo komunë, ku së bashku me drejtues ushtarakë kishte asistuar në punimet që po kryhen për përforcimin e argjinaturave mbrojtëse, të dëmtuara në disa fshatra.ee

27 Dhjetor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›