E Diel, 1 Nëntor 2026

Emiliano Shullazi lëvizte me makinën e Kuvendit. Policia: E bleu në ankand

Share

(E PERDITESUAR)- Disa nga të përditshmet e sotme i kanë kushtuar një hapësirë të veçantë lajmit se Emiliano Shullazi, një emër i njohur i botës së krimit në Tiranë, është kapur para dy ditësh duke lëvizur me një makinë të Kuvendit. Shullazi, emri i të cilit shfaqet në disa nga ngjarjet më të bujshme në Tiranë, ishte në makinën Benz së bashku me shokun e tij, Gilmando Dani. Ndërkohë mësohet se Kuvendi është shprehur se makina kishte dalë për shitje. Policia e ka arrestuar Shullazin për armëmbajtje pa leje. Shullazi u përfshi në fushatën elektorale në incidente kundër përfaqësuesve të Partisë Socialiste.

Edhe policia deklaroi se makina ishte blerë nga Kuvendi më 19 shtator nga një person i quajtur B. Dobrushi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›