E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokurori amerikan që heton trafikun e organeve viziton Shqipërinë

Share

Prokurori amerikan që kryeson hetimet për akuzat ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për trafik organesh, nis sot një vizitë në Tiranë. Balkan Insight raporton se John Clint Williamson, që drejton një task force speciale për hetimin e këtyre akuzave, ngritur nga EULEX, do takohet me zyrtarët shqiptarë në përpjekje për të krijuar një ambient të mirë pune për hetimin.

Dick Marty, raportues për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës, ka publikuar një raport në dhjetor të vitit 2010, ku akuzohen luftëtarët e UÇK-së, përfshi kryeministrin Hashim Thaçi, për krim të organizuar dhe trafik të organeve, të marra nga të burgosurit serb, por edhe të tjerë, në Shqipëri.

Autoritetet kosovare dhe shqiptare kanë mohuar akuzat dhe kanë pranuar të marrin pjesë në hetimin ndërkombëtar për këto pretendime.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›