Shkarkohet Allegri

Cagliari e ka shkarkuar trajnerin Massimiliano Allegri. Lajmi i papritur, ka arritur të martën mbrëma, nga vetë klubi italian. Njëri prej trajnerëve më të mirë në Itali është shkarkuar 5 xhiro pa përfunduar kampionati italian.
Këtë vendim, presidenti i Cagliarit, Massimo Cellino, duket se e ka marrë pas rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit: dy barazime e 7 humbje, në 9 ndeshjet e fundit për këtë ekip. Humbja e fundit nga Juventus, ishte fatale për Allegrin. Pasi e kishte siguruar mbijetesën, Cagliari e ka marrë teposhtëzen.