E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emina Cunmulaj, nje karriere ne avion

Eshte pa dyshim modelja shqiptare me e njohur ne bote, status te cilin ajo e ka arritur me shume pune e perpjekje. Emina Cunmulaj, 26-vjecarja qe prej vitesh jeton ne SHBA, eshte nje nga figurat e njohura te botes se modes, pasi sfilon duke nisur nga pasarelat e New York-ut, Parisit, Londres, Milanos etj. Pak modele kane pasur shansin ne jete te pozojne sikurse ajo, per kopertinat e revistave me te njohura nderkombetarisht, si “Vogue”, “Elite”, etj. Pavaresisht ketyre diteve te nxehta vere, Eminaja nuk mund t’i lejoje vetes pushime. Ajo thote se agjenda e saj eshte mjaft e ngarkuar, ndaj ajo eshte vazhdimisht neper sherbime fotografike dhe neper xhirime te spoteve te ndryshme. Mjafton kaq per te kuptuar se jo gjithmone jeta e modeleve eshte ajo qe parafytyrojme, glamuroze, sharmante dhe luks ngado. Se fundmi, Emina Cunmulajt, sikurse ka thene vete ajo, i duhet te udhetoje gati cdo dite me avion per te mberritur neper destinacionet perkatese te punes. “Jam e lodhur, por nuk mund t’ia lejoj vetes kete shprehje. NewYork, Chicago, Los Angeles, do kthehem mbrapsht ne NewYork, per te fluturuar me pas drejt Milanos. Me pas destinacioni eshte Parisi, ku do marr pjese ne javen e modes”, tregon Eminaja, per stilin e saj te jeteses, dedikuar karrieres.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›