E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona: Zoti deshiron Argjentinen ne finale

Trajneri i Argjentines, Diego Maradona, shprehu besim se skuadra e tij do te arrije ne finale te Kupes se Botes, “Afrika e Jugut 2010”, duke thene se zoti ka deshire te madhe, qe te shohe ekipin e tij ne finalen e 11 korrikut. Nje televizion argjentinas paraqiste nje grup femijesh me ngjyrat e ekipit te tyre kombetar qe brohorisnin dhe i kerkonin trajnerit, qe t’iu siguronte finalen. Maradona kur ishte lojtar ne vitin 1986 coi trofeun e Kupes se Botes, ne Argjentine. - “Diego, ne duan te jemi ne finale. A mundet qe kjo enderr te realizohet”. Me nje buzeqeshje, El Diego eshte perzgjedhur keshtu para femijeve: “Merreni me ngadale djema. Do te doja te ishin ne finale. Por nese edhe Zoti deshiron, ne do te jemi ne finale. Dhe Zoti ka deshire qe ne te jemi ne finale”. Trajneri permendi disa fakte para ndeshjes, duke perfshire edhe fjalet e mberritjes se babait te tij, ne Afrika e Jugut, ne mbeshtetje te ekipit kombetar te Argjentines. “Babi im ka pasur disa probleme shendetesore, por nese ne do te shkojme ne finale ai me ka premtuar se do te jete i pranishem”, - theksoi Maradona. “Demikelis do te aktivizohet qe ne fillim te ndeshjes” , - u shpreh Diego Maradona, por mbetet te zbuloje gjate dites se sotme se cili do te jete partneri i tij, ne qender te mbrojtjes. - “Valter Samuel ose Nikolas Burdiso? Ne jemi duke shqyrtuar opsionet” , - perfundoi trajneri i Argjentines.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›