Shuhet aktori Bep Shiroka

Shume gjate do ta mbajme mend keshtu aktorin e njohur shkodran Bep Shiroka i cili u nda nga jeta ne moshen 76 vjecare. Aktori ndërroi jetë pas një ataku kardiak, ndërsa ndodhej në banesën e tij në qytetin e Shkodrës. Bep Shiroka ka lindur në 25 Shtator të vitit 1933.
Roli i tij i parë ka qenë një rol dytësor në dramën “Nora e Kelmendit” ku ai shkelqeu aq sa me pas t’i besohej roli kryesor në dramën “Histori Irkutase”. Ai rendit 150 role ne teater dhe i perket brezit te aktoreve qe i dhane shume artit shqiptar por duke mos u larguar nga vendlindja.
Po keshtu ai ka shkelqyer edhe ne intepretime dramatike si në dramën “Dasëm me Flamur” dramën “Franku i V-të” e shumë të tjera.
Në kinematografi roli i tij i parë ka qenë ai i Ram Sokolit në vitin 1970 në filmin “Lugina e pushkatarëve”, por roli që do ta bënte atë të njohur para gjithë artdashësve ishte ai i babait fanatik në filmin “çifti i Lumtur” në vitin 1975.
Historik do te mbetet intepretimi i tij në komedinë “çifti i lumtur” ku portretizon me shume vertetesi njeriun e dhene pas fese dhe zakoneve te vjetra por qe per boten duhet te tregoje qe eshte perparimtar. Më tej karriera e tij vazhdon edhe me më shumë se 30 role të tjera të interpretuara me shumë mjeshtëri. Këtu mund të përmendim rolin e xhandar Veselit në filmin “Koncert në vitin 1936” etj.
Për meritat e tij artistike Bep Shiroka është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Merituar”. Lamtumira e fundit aktorit do ti jeper neser ne qytetin e Shkodres pas homazheve ne teatrin Migjeni nderkohe qe presidenti Topi i ka shprehur ngushellimet familjes se Bep Shirokes permes nje letre ku vlereson kontributin e cmuar te aktorit ne artin shqiptar.
Mira Tuci