E Diel, 1 Nëntor 2026

Emini emerohet ushtrues detyre i drejtorit ekzekutiv te QKUK

Nga Express me 25 nentor 2010 ne ora 1721

Sekretari i perhershem ne Ministrine e Shendetesise Ilir Tolaj ka emeruar anesteziologun dr. Lulzim Emini ushtrues detyre i drejtorit ekzekutiv te Qendres Klinike Universitare te Kosoves QKUK ne vend te Ali Sadiriut i cili eshte kandidat i Lidhjes Demokratike te Kosoves per deputet ne Kuvendin e Kosoves.

Emerimi i Eminit eshte bere ne baze te dispozitave te nenit 5 paragrafi 5.4 pika a b c te Rregullores nr. 20010/19 mbi Degen e Ekzekutivit te Institucioneve te Perkohshme te Veteqeverisjes ne Kosove.

Ky vendim arsyetohet me faktin se Ali Sadriu drejtor ekzekutiv i QKUK-se eshte kandiduar deputet ne Kuvendin e Republikes se Kosoves bazuar ne nenin 47 te Ligjit 03/L-149 dhe Udhezuesin Administrativ nr. MAP-01 i cili e obligon te marr pushim pa pagese.

Gjate kohes sa dr. Lulzim Emini do te ushtroje detyren e drejtorit te QKUK-se pagesa do te behet ne nivelin e pozites se drejtorit ekzekutiv.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›