E Diel, 1 Nëntor 2026

Emiratet e Bashkuara Arabe njohin Kosovën shtet

Nga E.Kaçorri
Shkon në 51 numri i vendeve të çilët kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Emiratet e Bashkuara Arabe bëhen vendi i tretë që e njeh Kosovën pas Malit të Zi dhe Maqedonisë. Emiratet e Bashkuara Arabe janë aleat i SHBA-ve dhe kanë një kontingjent në forcën ndërkombëtare të NATO-s të vendosur në Kosovë, që nga viti 1999. Me këtë njohje numri i shteteve që pranojnë pavarësinë rritet në 51. 

ABU DHABI - Emiratet e Bashkuara Arabe e njohën pavarësinë e Kosovës, duke u bërë shteti i parë arab që e njeh Kosovën.
Me këtë njohje numri i shteteve që pranojnë pavarësinë rritet në 51. "Emiratet e Bashkuara Arabe shpallin se e njohin Kosovën si shtet të pavarur", ka njoftuar WAM, agjencia zyrtare e lajmeve në këtë shtet arab. "Kjo lëvizje është në një linjë me përkrahjen për të drejtën legjitime të popullit për vetëvendosje", citon WAM, agjencia franceze e lajmeve (AFP). Pesëdhjetë shtete, përfshirë shumicën e vendeve të BE-së dhe të SHBA-ve, e kanë njohur deri më tani Kosovën, e cila shpalli pavarësinë më 17 shkurt.
Emiratet e Bashkuara Arabe janë aleat i SHBA-ve dhe kanë një kontigjent në forcën ndërkombëtare të NATO-s të vendosur në Kosovë, që nga viti 1999. Me këtë njohje numri i shteteve që pranojnë pavarësinë rritet në 51. Emiratet e Bashkuara Arabe bëhen vendi i tretë që e njeh Kosovën pas Malit të Zi dhe Maqedonisë, që kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi pro nismës serbe për ta dërguar çështjen e Kosovës në GJND.
Kjo Gjykatë tha të premten se ka marrë kërkesën nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së që të prononcohet mbi legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia. (a.r/balkanweb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›