E Martë, 3 Nëntor 2026

Emisioni ‘3D’ në RTSH, Vokshi: Ky është një proces i montuar si në kohën e Sigurimit të Shtetit

‘Berisha dhe SPAK’ ka qenë të martën në mbrëmje tema qëndrore e emisionit ‘3D’ në RTSH me Alban Dudushin, ku të ftuar ishin Fatos Klosi, ish- Drejtor i SHISH; Avenir Peka, ish z/Minister i Brendshëm; Arjan Curri, analist; Plator Nesturi, analist, ndërsa në lidhje me Skype ishte deputetja e PD-së Albana Vokshi.

Argumenti kryesor ka qenë debati lidhur me aferën e sportklub ‘Partizanit’, fakti që Berisha nuk shkoi në Gjykatën e posaçme, sjellja e tij ndaj drejtësisë dhe dosja e ish- Klubit Sportiv Partizani, si dhe debati mbi ndikimet politike dhe juridike të këtij procesi.

Sipas Vokshit, i gjithë procesi kundër Berishës është tërësisht politik dhe në vijim të luftës që Edi Rama po bën për të zhbërë opozitën.

“Nuk është sulm ndaj Berishës si person, por si kryetar i opozitës. Edi Rama e nisi këtë proces për të mbajtur peng dhe asgjësuar opozitën. Ka disa vite që Rama përpiqet ta bëjë këtë. Pas aksionit opozitar të opozitës së vërtetë dhe jo opozitës që voton Ramën, nisi e gjithë kjo situatë. Heqja e të drejtës për komisionet parlamentare hetimore, emërimi i opozitës janë pjesë e strategjisë së Ramës për të zhbërë opozitën. Në vitet e fundit rama ka tentuar të asgjesojë opozitën dhe kjo është në vijim të kësaj logjike”, tha Vokshi.

Sipas saj, Rama ka ndikuar në ‘non gratën’ e Berishës me paratë e taksapaguesve, si dhe mban peng Lulzim Bashën.

“Është një gjyq i montuar politik. Pse anashkalohet Kuvendi dhe Kushtetuta?. Duhej ti drejtoheshin  Kuvendit. Edi Rama po shmang Kuvendin dhe duket qartë që është proces politik. Prokurori dhe gjyqtaraja nuk iu drejtuan Kuvendit. Vendimi i gjykatës është antikushtetues. Kjo është dosje e sajuar si në kohën e Sigurimit të Shtetit. Drejtësia nuk është statistikë sa majtas, sa djathtas. Çfarë ka bërë Abi Malltezi që është arrestuar si kriminel? I ka të trashëguara nga të parët e tij pronat. Ka marrë pronë dhe ka zhvilluar pronën”, theksoi Vokshi.   

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›