Emisioni ‘Përballë’/ KQZ kërkon shtyrjen e vlefshmërisë për ID e skaduara deri ne 30 prill

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i kërkon qeverisë të shtyjë deri në 30 prill vlefshmërinë e kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike që kanë skaduar. I ftuar në emisionin ‘Përballë’ të gazetarit Lutfi Dervishi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha se kërkesa e KQZ do të zyrtarizohet këtë të mërkurë.
“Unë kam patur kontakte me qeverinë dhe në mënyrë të posacme me ministrin Cuci dhe besoj që kjo ccështje do të marr zgjidhje. Nesër unë zyrtarisht në emër të KQZ do t’i adresoj një kërkesë qeverisë për të shtyrë vlefshmërinë ose për t’i konsideruar të vlefshme letër njoftimet apo pasaportat biometrike të cilave ju ka mbaruar afati i vlefshmërisë për ta shtyrë të paktën deri në 30 prill. “- tha Celibashi në ‘Përballë’.