E Enjte, 5 Nëntor 2026

Meta : Marshimin kuqezi të nisur më 2 mars 2020 do ta çojmë deri në fund më 25 prill 2021!

Presidenti shqiptar Ilir Meta vazhdon t’u drejtoje thirrje patriotike zgjedhësve shqiptarë duke i ftuar të marrin pjesë në votimet e përgjithshme të 25 prillit, ndërsa është i bindur se opozita do ti fitojë ato. “Jemi popull shqiponjash dhe shqiponjat fluturojnë vetëm lart. 🦅🇦🇱
Marshimin kuqezi të nisur më 2 mars 2020 do ta çojmë deri në fund më 25 prill 2021. 🇦🇱
Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit. 🇦🇱” shkruan zoti Meta në një status në Facebook të martën në mbrëmje. Statusi shoqërohet edhe me këngën e njohur “Rrjedh në këngë e ligjërime”, mjaftë e përdorur prej zotit Meta në betejat e tij politike.
Kreu i shtetit ka dalë prej kohësh hapur kundër maxhorancës së majtë që drejtohet nga kryetari dhe kryeministri socialist Edi Rama, ndërsa sipas ligjit ai duhet të përfaqësoje unitetin e të gjithë popullit. 
Të hënën tërhoqi vemendje deklarata e tij se nëse opozita humbet zgjedhjet, ai do të japi dorëheqjen dhe do të vihet në krye të saj.
Kryeministri Edi Rama tha me ironi se “Në një farë mënyre Ilir Meta duhet falënderuar sepse ka sqaruar plotësisht ekuacionin e referendumit, i cili ishte një ekuacion i paplotë me vetëm njërën anë, që në 25 prill referendumi popullor do të shpërbëjë reformën në drejtësi”. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›