E Enjte, 5 Nëntor 2026

Emisioni ‘Përballë’, Peleshi: Baza e Kuçovës po jetësohet, projekti gati në fund të muajit tetor

Dy vite më parë Aleanca e Atlantikut të Veriut miratoi vendimin për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore të Ballkanit Perëndimor. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, tha në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi se projekti i bazës ajrore të Kuçovës po jetësohet dhe do të jetë gati në fund të muajit tetor.

“Baza e Kuçovës është një projekt që tani po jetësohet. Deri në fund të marsit do të përfundojë prokurimi nga njësia prokuruse e NATO-s. Do të kontraktohet kompania apo komapnitë që do të zbatojnë projektin. Është një project “projekto dhe ndërto”. Parashikohet që deri nga fundi i tetori të këtij viti ketë përfunduar projekti dhe te nis me shpresë implementimi I tyre. Realizimi i projektit ka si afat të synuar fundin e vitit 2023. Nuk është më një ambicie.”- tha Peleshi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›