E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përgjimet e e natimafias italiane, Nisma “Thurje” kallëzon në SPAK kryebashkiakun Veliaj

Nisma “Thurje” ka dorëzuar në SPAK një kallëzimin penal ndaj Erion Veliajt lidhur me përgjimet e antimafias italiane. “Janë denoncuar në SPAK 100 zyrtarë. Sot në po sjellim dosjen e fundit, dosjen 1001, nuk sjellim më” tha përfaqësuesi i “Thurjes”, Endri Shabani. “Kemi sjellë Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, sepse besojmë që SPAK nuk do ti marrë gjithë ato para që janë hedhur për drejtësinë e re dhe të tregojë përralla. Kjo është një thirrje e fundit për SPAK” shtoi Shabani. “Sipas Kodit të Procedurës Penale, SPAK nuk ka nevojë për denoncime, sepse duhet ti nisë këto çështje.  Kur i kanë parë gazetarët, SPAK-u duhet t’i kishte parë me kohë. I  kemi sjellë një palë dylbi që të shikojë ujkun. Vërtetë ne po sjellim gjurmët, por SPAK-u e ka pasur ujkun para syve për të gjithë gradacelat që po ndërtohen” tha ironikisht Shabani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›