E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përgjimet e antimafias për pastrimin e parave, Rama: Nuk ka asnjë fakt e asnjë provë deklarojnë hetuesit italianë!

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë mundësinë e përfshirjes së zyrtarëve shqiptare në aferat e qarqeve mafioze italiane që synojnë të pastrojnë para në Shqipëri, pas lajmeve në media që i referoheshin disa përgjimeve të antimafias italiane. “Nuk ka asnjë fakt e asnjë provë! Eshtë një tymnajë e neveritshme” tha zoti Rama në konferencën për shtyp të martën. Ai ju referua konkluzionit të autoriteteve hetimore italiane që e kishin mohuar  hyrjen në treguan shqiptar të grupeve mafioze italiane që synonin të përfshiheshin në aferat e pastrimit të parave në fushën e ndërtimit. “Pas më shumë se 1 viti udhëstimesh dhe bisedime me njëri-tjetrin për investime që do bëhen në Shqipëri ato dështuan totalisht dhe i vetmi investim i bërë është një dyqan për shitjen e rrobave të punës për të cilin ka pasur komnflikt mes ortakteve. Në vitin 2018 investimi në Shqipëri, janë shitur mallra për 5 milion lekë të reja dhe ka humbur 400 milion lekë të reja.” citoi zoti Rama konkluzionet e prokurorisë italiane. “Ku i shikoni ju grataçielat e pallatet?” pyeti zoti Rama. “Rregullat në Shqipëri janë shumë strikte” tha ai.
Pak para kësaj deklarate kreu i opozitës Lulzim Basha në rrjetet sociale shkruante se “Në vend që të kujdeset për njerëzit, Rama dhe marionetat e tij janë lidhur me mafian për të shtuar pasuritë e tyre, dhe çmimin e paguajnë shqiptarët. Boll më: kupa është mbushur!” përfundonte Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›