Emisioni “Përballë” në RTSH, Nishani: Opozita ka notuar në një pellg oportunizmi

Ish presidenti Bujar Nishani, e cilëson oportuniste qasjen e opozitës ndaj raportit përfundmtar të OSBE ODHIR mbi zgjedhjet e 25 prillit. I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi Nishani tha se opozita ka notuar në një pellg oportunizmi me veten e saj për qëllime të brendshme politike.
“Shikoj nota të oportunizmit. Ka qëne më i ashpër raporti paraprak i OSBE ODHIR. Prandaj them oportunizëm nga ana e opozitës sepse opozita sot nuk mund të dalë dhe të dramatizojë një proces ku ka kontributin e saj si përgjegjshmëri dhe përgjegjësi. Duke parë që raporti paraprak ishte një raport më i ashpër në gjykimin tim, raporti përfundimtar nuk e ka atë tonalitet dhe atë ngjyrim aq të ashpër sa e kishte parapraku tregon që opozita ka notuar në një pellg oportunizmi me veten e saj për qëllime të brendshme politike dhe aspak parimore.”- theksoi Nishani në Përballë.