Emisioni “Përballë” në RTSH, Nishani: Lulzim Basha, projekt i dështuar në PD

Kryetari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Bujar Nishani dikur besonte se Lulzim Basha ishte zgjedhja më e mirë për PD-në, por sot ai e cilëson lidershipin e tij si projekt të dështuar. I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi Nishani tha:
“Askush nuk është i pagabueshëm. Nuk kam qenë pjesë e zgjedhjes së Bashës si kryetar i PD sepse kam qenë president, por kam menduar dhe besuar që zgjedhje më e mirë për PD në atë kohë ishtë zoti Basha.
Mendoja se do ishte i zoti dhe i aftë dhe do kishte kulturën e mjaftushem për të ndërtuar ekipin e duhur. Pra kam qenë i gabuar dhe njëriu mund të gabojë, por e rëndësishme është se si reflekton, apo mbetesh peng i gabimit.Rezultoi një projekt i dështuar për PD. E ka mbyllur ciklin për të qenë lider i PD, sepse kur dështon e ke dhe një shans të dytë, por kur dështon dhe për herë të dytë dhe për herë të tretë”, shtoi Nishani