E Enjte, 5 Nëntor 2026

Emisioni “Përballë” në RTSH1-HD, Hysko: Protesta e studentëve e meta e pushtetit tonë

Eljo Hysko, kryetar i forumit rinor në Partinë Socialiste, njëherazi kandidat për deputet në qarkun e Tiranës, pranon se e meta e qeverisjes socialiste gjatë dy mandateve ka qënë protesta e studentëve. I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Hysko tha:

“Një nga gjërat që unë mendoj që ishte dhe momenti më i sikletshëm që PS përjetoi në pushtetin e saj ka të bëjë pikërisht me protestën e studentëve. Ne në atë moment ishim të mpirë në raport me çfarë studentët kërkonin dhe kush ishin kushtet e tyre.”

Sipas tij, PS kërkon mandatin e tretë si një garanci për të përfunduar punët e nisura.

“Mandati i parë ishte shpresë, i dyti fshesë për të spastruar sa më shumë sistemin nga të gjithë ato që sistemin e shihnin si instrument personal dhe mendoj që mandati jonë i treti është një garanci për të çuar deri në fund shumë nga nismat tona.” – tha Hysko në “Përballë”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›