E Diel, 1 Nëntor 2026

Emisioni kinez: Intervista me ata që janë në prag ekzekutimi

Share

Çdo javë në provincën Henan në Kinën qendrore, miliona njerëz shohin një program të pazakontë, të quajtur Intervista përpara ekzekutimit. Reporterja Ding Yu interviston të burgosurit e dënuar me vdekje.

Duke folur për BBC, ajo thotë se disa shikues mendojnë se është mizore të intervistosh njerëzit që janë në prag të ekzekutimit. Por është e kundërta, ata duan të flasin. Disa kriminelë më kanë thënë se jemi shumë të lumtur pasi kishim shumë gjëra për të thënë, pasi këtu në burg nuk i dëgjon kush.

Producentët thonë se qëllimi i emisionit është që të shërbejë si një paralajmërim për të tjerët që të vlerësojnë jetën e të mos bëjnë krime.

Në Kinë, 55 krime dënohen me vdekje duke nisur nga vrasje, tradhti dhe rebelim i armatosur e duke përfunduar në trafik e mitmarrje.

Megjithatë intervistat e këtij emisioni fokusohen kryesisht tek kriminelët e dhunshëm. Nuk ka pasur asnjë intervistë me të dënuar politikë.

Programi ka tërhequr 40 milion shikues nga 100 milion banorë që ka kjo provincë.

Pas më shumë se 200 intervistash, tani Ding Yu quhet edhe E bukura dhe bishat.

Një gjykatës nga më liberalët në Kinë thotë se dënimi me vdekje duhet hequr, por ai shton se Kina nuk është gati tani. Ndoshta në të ardhmen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›