Si donte tia mbyllte gojën të dashurës George Soros
Miliarderi George Soros i ofroi ish- të dashurës së tij braziliane 250 mijë dollarë për ta bindur që të hiqte dorë nga një padi prej 50 milion dollarësh që po ngrinte ajo.
Aktorja e telenovelave Adriana Ferreyr, 31 vjeç, nisi procedurat legale kundër 81 vjeçarit pasi ai theu premtimin që i kishte bërë asaj për ti blerë një apartament 1.9 milion dollarësh në Manhattan.
Në akuzë thuhet se ajo ishte torturuar emocionalisht dhe ishte abuzuar nga Soros, i cili hedh poshtë çdo akuzë. Gjatë një grindje, Soros i tha asaj se ia kishte dhënë apartamentin një të dashure tjetër.
Por kur ajo nisi procedurat për padi, Soros dërgoi një njeri për të ofruar 250 mijë dollarë. Oferta iu bë një kushëriri të aktores brazilian, që punon si avokat. Ai e hodhi poshtë ofertën dukë thënë se kishte mbetur i shokuar.