E gatshme për tu bërë nënë

Këngëtarja Stacy Ferguson e cila për publikun është e njohur me emrin Fergie, para pak ditësh konfirmoi se është ne pritje të fëmijës së saj të parë me aktorin Josh Duhamel.
"Fergie ndjen se tani është gati për tu bërë nënë. Ajo dhe Josh kanë kaluar shumë gjëra së bashku dhe tani ndjejnë se janë në vendin e duhur për të nisur familjen",i ka thënë një burim të përditshmes'The Sun'.
Ende nuk dihet se në cilin muaj është ajo por, kohëve të fundit, Fergie është shfaqur me një veshje më ndryshe në publik, me bluza të gjëra e të përshtatshme për një shtatzënë./Indeksonline/