Emmy Awards Jane Lynch prezantuese

Jane Lynch do të prezantojë edicionin e ardhshëm të “Emmy Awards”.
Aktorja e “Glee” ka komentuar kështu lajmin: “Mezi pres të këndoj, kërcej dhe të vesh rrobat e mia më të bukura”.
Në telefilm ajo interpreton mësuesen e gjimnastikës dhe veshjet e saj sportive janë bërë një objekt mode.
Çmimet për më të mirët e televizionit do të dorëzohen më 18 shtator.