E Diel, 1 Nëntor 2026

“Guri i paqes” i Hiroshimës vjen edhe në Shqipëri

SHKRUAN: Aida Tuci 03-06-2011 11:54

Deri tani, 100 vende të ndryshme të botës kanë pranuar “Gurin e paqes” të Hiroshimës. Sot ky gur mbërrin edhe në Shqipëri. Ai do të vendoset në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në praninë e zyrtarëve më të lartë të shtetit shqiptar. “Guri i Paqes” i Hiroshimës është një mesazh paqeje në botë, në nderim të 140 mijë viktimave të shkaktuar më 6 gusht të vitit 1945 në Hiroshimë, ku për herë të parë në historinë e njerëzimit u hodh një bombë atomike në një qendër të banuar. Këta gurë janë marrë nga ura Aioi e Hiroshimës, që ndodhet 200m larg vendit ku u hodh bomba dhe janë gdhendur me dorë nga rreth 10 mijë njerëz. Gurët që u morën nga ura e shkatërruar nga bomba rezultuan se nuk kishin rrezik radioaktiv për njerëzit. 10 mijë njerëz në përpjekjet për të përcjellë mesazhin e një jete të re për 7 vjet me radhë gdhendën gurët e shkëputura nga kjo urë dhe vetëm më pas menduan që gurët e gdhendur t’ia dhuronin botës mbarë, për të krijuar kështu një rrugë “imagjinare” lidhjeje mes asaj që kishte ndodhur në vitin 1945 në Hiroshimë në mënyrë që bota të kujtohej për ato 14 mijë viktima, që ngjarje të tilla të mos ndodhnin kurrë më. Guri i parë i paqes i është dhuruar në vitin 1991 Presidentit të atëhershëm të Perusë, Alberto Fujimori. Që nga viti 1991, kur dhe u krijua shoqata e “Guri i Paqes” i Hiroshimës, e deri më tani, 100 shtete e kanë bërë pjesë të Muzeve Kombëtare edhe gurin e Hiroshimës. Sot ky gur vjen edhe në Shqipëri dhe do t’i dorëzohet Kryeministrit të Shqipërisë z. Sali Berisha. Shtete nga Europa, Afrika, Amerikat dhe Azia janë bërë pjesë e udhës së paqes të Hiroshimës. Nga Europa kanë pranuar këtë gur: Rumani, Portugalia, Norvegjia, Bullgaria, Spanja, Hungaria. Finlanda, Italia, Danimarka, Britania, Austria, Gjermani, Polonia, Irlanda, Belgjika, Çekia, Luksmeburgu. Litenshtein, Monako, Greqia, Sllovakia, Islanda, Bjellorusia etj. Listës së vendeve Europiani i shtohet nga sot edhe Shqipëria. Ky gur nuk ka shkuar ende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›