E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emocionet e spektaklit

01/05/10 18:58

Banorët fillojnë përgatitjet për spektaklin. Për banorët e nominuar, tani ka ardhur momenti që të përgatisin valixhet me gjithë gjërat e tyre personale, pasi njëri prej tyre sdo qëndrojë më në këtë shtëpi. Me bisedat e përgjithshme që bëjnë, banorët përpiqen që të fshehin tensionin dhe emocionin që përjetojnë si cdo të shtunë, pavarësisht nëse janë në nominim apo jo.
Ndërsa përgatiten, Hakiu, Jetmiri dhe Erioni ngacmohen mes tyre, fillimisht me shaka por më pas duke e kthyer më serioze bisedën. Në ngacmim e sipër në lidhje me emocionet e mbrëmjes, Miri i thotë se nuk ka pse ti japë më spjegime, mjaft i ka dhënë për tre muaj atij. Erioni i thotë Kikës se kur ai është në nominim, të paktën dy herët e fundit, Kika i ka thënë se ai është cadër e shtrigës dhe zëdhënës i Jetmirit, pra të dyja rastet i ka lidhur me Mirin, ndërsa kur nuk është në nominim, nuk i thotë asgjë. Kika ia kthen se ai vetë, Erioni, i lidh situata me Mirin dhe i jep një shembull, atë për zëdhënësin. Erioni ia kthen se në atë moment, ai foli për gjithë banorët e quhet zëdhënës i banorëve e jo i Mirit në vecanti. Miri ndërhyn dhe i kërkon Kikës të largohet. Ai shprehet se Kika gjithnjë vjen për tu dhënë adrenalinë përpara spektaklit. Ai shton se Kika është vetë në tension e vjen tua transmetojë edhe atyre këtë. Më pas, të tre djemtë ngacmohen për lajmet-parodi që Kika kishte bërë për banorët. Miri i thotë se nuk i vjen turp fare që Kika shkruan ato gjëra për të, madje për të, cdo njeri mund të shprehë atë që do. Erioni i thotë Hakiut se atë kishte harruar ta përmendte. Si përfundim, Hakiu pranon se e kanë kapur emocionet edhe atë, ndërsa Miri i thotë se kur vjen e shtuna, Kika fillon të dridhet.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›