E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emocionet n146shesh

Kete vit 28 Nentorin e festuan te gjithe. Qytetet e Kosoves u stolisen me flamuj kombetare. Kesaj here edhe politikanet ishin mjaft aktive. Ne diten qe nuk e njohin si feste zyrtare ata vune kurora lulesh dhe thane fjale te medha. Mediat e Kosoves transmetuan gjithcka ne fryme festive ndryshe nga ato te Shqiperise qe nuk e ndryshuan orarin e spektakleve dhe baletit. Nga Nexhmije Ahmeti me 29 nentor 2010 ne ora 0851

Kosova u be kuqezi. Shqiptaret festuan gjithkund Ne secilen menyre ata shfaqen dashurine qe kane per keto dy ngjyra dhe flamurin kombetar.

Festa e flamurit kete vit ishte ndryshe. Kryeqyteti i Kosoves u zgjua vetem me shqiponjen e zeze dykrenare. Flamujt kombetare ishin vendosur ne naten ndermjet te shtunes dhe se dieles nga Rrjeti i Organizatave Shqiptare. Gjate tere dites se diel nuk u verejt asnje ngjyre tjeter. Kesaj here Komuna e Prishtines sikur mbylli syte. Ndryshe nga heret e kaluara flamuri kombetar nuk u prek. Ndoshta edhe per shkak te fushates zgjedhore qe do te filloje pas dy ditesh. Por kjo ka pak rendesi. Ndryshe nga viti i kaluar kur kjo dite kaloi me ftohte sesa vete ditet e nentorit kete vit gjithcka vloi kuqezi. Ne fakt zyrtarisht Kosova ne kete dite nuk ka feste. Ne kalendarin shteteror te Kosoves kjo date njihet vetem si 147Dita e shqiptareve148. Por kete here si per cudi u vendos qe te festohet. Madje Kryeministri ne largim i vendit Hashim Thaci vendosi qe te henen te pushohet per nder te kesaj feste.

Megjithekete me dite pushimi ose jo shqiptaret e Kosoves ne menyra te ndryshme e festojne kete dite. Per ta nuk ka shume rendesi nese ka flamuj kombetare ne sheshe ose jo. Me kete date ky popull ka lidhje te forta emocionale.

Nese per shqiptaret e pertej kufirit ne kete dite festohet viti 1443 kur Kastriotet ngriten flamurin ne Kruje apo ne vitin 1912 ne Vlore ku u shpall Pavaresia e Shqiperise shqiptaret e Kosoves i kane shtuar kesaj date edhe dy ngjarje te vecanta per ta.

Me 28 nentor te vitit 1997 ne Llaushe te Skenderajt u be paraqitja e pare publike e UCK-se di dhe kjo eshte date kur ne vitin 1955 lindi Komandanti Legjendar i UCK-se Adem Jashari.

Dita e harruar

Flamuri gjigant i shtetit te Kosoves i vendosur ne hyrje te Prishtines te dielen nuk ishte aty. Ai u zevendesua me flamurin kuqezi dhe shqiponjen dykrenore. Por nese shqiptaret e duan kete dite e respektojne dhe e kujtojne cdo vit ajo nuk eshte futur fare ne kalendarin e festave shteterore te Kosoves. As me Ligj e as me Kushtetute 28 Nentori nuk njihet fare ne shtetin e ri. Me Kushtetuten e Kosoves simbolet shteterore rregullohen me ane te ligjit. Kosova ka simbolet e saj shteterore flamurin stemen dhe himnin. Flamuri dhe himni kombetar kane mbetur jashte ligjit por ne nje paragraf te Kushtetutes thuhet se menyra e perdorimit dhe e mbrojtjes se simboleve kombetare rregullohet me ligj. Nderkohe Ligji per festat zyrtare i Republikes se Kosoves nuk e njeh 28 Nentorin si feste zyrtare shteterore. Por ajo njihet vetem si dite e shenuar per shqiptaret.

Feste kombetare

Nen valevitjen e flamurit kuqezi dhe ritmin e kengeve patriotike ne sheshin 147Nena Tereze148 nga qytetaret kjo feste u shenua ne menyra te ndryshme.
Sahit Salihu thote se eshte i entuziazmuar nga pamja e Prishtines ne kete dite.
147Kam qene edhe vitin e kaluar por nuk ka qene keshtu. Sivjet shume mire qenka ba148 thote Sahiti per Express i cili nga nje fshat afer Prishtines kishte dale ne qender te qytetit per te pare se si festohet kjo dite. Sahiti e di se 28 Nentori me ligj nuk eshte feste institucionale por beson se kjo feste e madhe duhet gjithnje te shenohet.
147Ne e kemi festu edhe kur kemi qene ne roberi e jo tash qe jena te lire. Politikanet duhet qe kete feste ta kthejne e ta bejne feste shteterore te Kosoves148 thote me vendosmeri Sahiti. Por duket se ndryshe nga viti i kaluar kesaj here politikanet jane bere me shume 147patriote148. Ata e kane bere zemren 147gur148 dhe kesaj here e kane shprehur me hapur dashurine qe kane per 28 Nentorin.

Peruljet

Vizita ne Kompleksin Memorial 147Adem Jashari148 ne Prekaz te shtatorja e Zahir Pajazitit dhe ajo e Gjergj Kastriotit- Skenderbeu ne Prishtine varrezat e deshmoreve te kombit ne tere vendin te dielen ishte agjenda e vetme per politikanet e Kosoves.
Per nder te 28 Nentorit ushtruesi i detyres se Presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi fillimisht vendosi kurora lulesh prane monumentit te Gjergj Kastriotit Skenderbeut ne Prishtine ndersa me pas beri homazhe ne Kompleksin Memorial ne Prekaz. Atje Krasniqi tha se jane per t146i nderuar te gjithe te renet per liri dhe pavaresi. 147Sot ne keto dite pothuajse ne cdo fshat mund te nderohen deshmoret dhe te renet per liri por si ketu askund nuk eshte simbolika dhe nga ketu ne nderojme gjithe te renet e te gjithe brezave per lirine dhe perspektiven qe ka Kosova dhe qytetaret e saj148 tha Krasniqi.

Nderimet

Ne kete dite kryeministri ne doreheqje Hashim Thaci edhe zyrtarisht emertoi Aeroportin Nderkombetar te Prishtines me emrin e Komandantit te UCK-se.
Pllaka me emrin e Adem Jasharit nga kjo dite do te qendroje e vendosur ne Aeroportin e Prishtines. Presidenti ne detyre Jakup Krasniqi tha me rastin e perurimit te kesaj pllake se 14728 Nentori eshte festa me e rendesishme kombetare shqiptare meqe me kete date lidhet krijimi i shtetit shqiptar liria dhe nderi kombetar148. Sipas tij emri i Adem Jasharit do t146i shoqeroje udhetaret qe fluturojne ose aterrojne nga ky aeroport nga qielli i Kosoves se lire. Kryeministri ne doreheqje Hashim Thaci vleresoi vendimin e Qeverise qe drejton si shume te qelluar dhe uroi qe ky aeroport ta mbaje me nder kete emer te madh. Aty ishte edhe Sabit Brokaj ish-minister i Mbrojtjes te Shqiperise. Ai e quajti nder per kete aeroport per emrin e ri qe do ta mbaje. Ne emer te Familjes Jashari falenderoi Rifat Jashari. Vendimi per kete emertim ishte marre kohe me pare nga Qeveria ne doreheqje e Kosoves kur u vendos qe edhe autostrada Vermice 150 Merdar te pagezohet me emrin e Ibrahim Rugoves.

Bashkimi

Qe nga shpallja e Pavaresise se Kosoves hyrja ne fuqi e Kushtetutes se Kosoves dhe hyrja ne fuqi e Ligjit per festat zyrtare eshte hequr 28 Nentori si dhe flamuri kombetar shqiptar. Mirepo disponimi i qytetareve te Kosoves per festat kombetare vecsa eshte rritur me shume. Se shqiptaret qe jetojne jashte Shqiperise jane te disponuar per bashkim me vendin ame e verteton edhe nje hulumtim i Gallup International sipas te cilit shumica nga ta jane per bashkim. Sipas ketij hulumtimi 81 per qind e shqiptareve te Kosoves jane pro bashkimit te trojeve shqiptare. Pro ketij bashkimi jane edhe 62 per qind e shqiptareve te Shqiperise ndersa 51 per qind e atyre ne Maqedoni jane per bashkim.
Pervec kesaj Rrjeti i Organizatave Shqiptare dhe Levizja Vetevendosje jane kujdesur qe bashkimin kombetar ta promovojne permes rokut. Ne sallen 1 Tetori rokere nga Shqiperia dhe Kosova kane performuar ne nje koncert live.
Rock kengetari nga Shqiperia Bojken Lako bashke me grupet kosovare 147Jericho148 147The Freelancers148 147The Glasess148 si dhe hip-hop kengetarin Bimm Bimma jane bere bashke ne koncertin qe per moto mban emrin 147Jemi nje148.

Akademiket

Nderkohe akademik Esat Stavileci ka deklaruar se shqiptaret edhe ne shekullin XXI nuk jane te lire sepse nga njera ane rriten si popull e ne anen tjeter tkurren si komb.
147Mendoj se ne kete porosi ka edhe percaktim timin. Edhe pse e trajtojme ne petkun festiv temen e konsideroj si mjaft serioze prandaj nuk mjafton t146i qasesh ne menyre relaksuese148 eshte shprehur Stavileci. Ai e konsideron mjaft tensionuese qe t146i qasesh ne nje trajte krejt te qete sikurse mendon shume te ngrohte qe t146i qasesh krejtesisht me menyren me te thukte. Por per historianin Jusuf Bajraktari emertimi i festes se 28 Nentorit si Dita e shqiptareve nuk ka asnje kuptim.
147Dita e 28 Nentorit eshte nje dite e vecante qe eshte e njohur ne histori. Nese i referohesh historise duhet te thuhet Dita e shpalljes se pavaresise se Shqiperise. Nese ka ndonje akt tjeter duhet ta emertosh me Kushtetute po secili vend ka te drejte te emertoje data te shenuara po kjo sic eshte emertuar dihet qe eshte nje kompromis ne mes te perfaqesuesve shqiptare dhe negociatoreve nderkombetare148 eshte shprehur Bajraktari. Sipas tij Kushtetuta e Kosoves duhet te ndryshoje edhe per faktin qe kjo feste eshte e njohur me nje emer tjeter duke humbur keshtu rendesine qe ka pasur brez pas brezi per shqiptaret. Por sociologet kane vleresuar se ne baze te Kushtetutes se Kosoves festa e 28 Nentorit eshte bere ne njefare menyre si feste administrative. Sociologu Shemsi Krasniqi ka shprehur druajtjen se kesaj feste po i humb rendesia qe kishte per vite te tera.
147 I ka humbur ai karakteri real qe e ka pasur gjate historise po ne mendjet dhe ne zemrat e shqiptareve kjo nuk mund te behet aq administrative ose aq formaliste sepse vertet memoria jone dhe konstitucioni yne psikik e ka krijuar edhe e ka bere feste te brendshme - feste e cila perjetohet thelle148 eshte shprehur Krasniqi.

Mediat Kosove-Shqiperi
Fryma festive e 28 Nentorit eshte pare ne te gjitha mediat e Kosoves gazeta radio dhe televizione. Ato kane publikuar dhe transmetuar muzike folklorike dhe filma te ndryshem qe si teme kane pavaresine e Shqiperise. Shume prej tyre kane vendosur krahas logos se tyre edhe flamurin kombetar. Por nje dicka e tille nuk eshte pare ne mediat e Shqiperise. Ato gjate tere dites me perjashtim te ndonje minutazhe te shkurter kane vazhduar me programet e tyre te zakonshme spektakle dhe lajme sikurse cdo dite tjeter.

Pushim
Kryeministri ne largim Hashim Thaci sivjet eshte treguar i mire edhe me sherbyesit civile dhe me nxenesit. Ndoshta tash qe eshte para fushates zgjedhore kryeministri ka vendosur qe te henen te kete pushim. E kjo pikerisht per hir te 28 Nentorit. Nje gje e tille nuk ka ndodhur vitin e kaluar kur nuk ka pasur dite pushimi. Me Ligjin per festat zyrtare nese dita e festes bie dite vikendi atehere pushim do te kete diten pasuese. Por 28 Nentori me ligj nuk eshte feste shteterore. Kjo date me ligj njihet si Dita e shqiptareve dhe hyn ne radhen e diteve memoriale.

Fakte
U mbushen plot 98 vjet nga shpallja e Pavaresise se Shqiperise. Me 28 Nentor 1912 delegate te ardhur nga te gjitha trevat shqiptare u mblodhen ne qytetin e Vlores per te ngritur flamurin kuqezi me shqiponjen dykrenare ne mes. Patriotet shqiptare qe ndodheshin jashte atdheut me ne krye Ismail Qemalin ne vjeshten e viti 1912 vendosen te ndermerrnin nje veprim te ri politik per te thirrur nje kuvend kombetar i cili do te merrte masat per shpetimin e Shqiperise nga copetimi. Pjesemarrja ne Kuvend e delegateve nga te gjitha qytetet e Shqiperise duke perfshire edhe ato qe ndodheshin te pushtuara nga ushtrite serbe malazeze e greke i dha atij karakterin e nje asambleje kombetare mbareshqiptare. Kuvendi zgjodhi si kryetar Ismail Qemalin i cili foli per te kaluaren e Shqiperise nen sundimin osman dhe per lufterat e shqiptareve per te fituar te drejtat e tyre. Ai vuri ne dukje se ne rrethanat e krijuara nga Lufta Ballkanike 147e vetmja udhe shpetimi ishte ndarja e Shqiperise nga Turqia148. Propozimi i kryetarit u miratua njezeri nga delegatet te cilet nenshkruan dokumentin historik per Pavaresine e Shqiperise ku thuhej 147... Shqiperia me sot te behet me vehte e lire dhe e mosvarme148.
Pastaj u ngrit madherisht flamuri kombetar i Shqiperise perpara mijera njerezve qe ishin mbledhur jashte selise se Kuvendit e qe e priten kete ngjarje historike me brohoritje entuziaste ndersa populli pershkonte duke kenduar rruget e qytetit oratoret atdhetare si Jani Minga Murat Toptani etj. me fjalimet e zjarrta evokonin lufterat e popullit shqiptar per liri. Nga Kuvendi i Vlores doli gjithashtu Qeveria e Perkohshme e kryesuar nga Ismail Qemali.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›