E Shtunë, 31 Tetor 2026

Identifikohet Enver Sekiraqa

Policia e Irlandes ka arrestuar nje person me emrin Enver Sekiraqa. Ata jane duke i kryer formalitetet ligjore per te vertetuar nese i arrestuari eshte personi i njejte qe kerkohet nga Policia e Kosoves. Me ekstradimin e tij merret Ministria e Drejtesise. Nga Jeton Musliu me 29 nentor 2010 ne ora 0857

Policia e Kosoves i ka kryer te gjitha formalitetet e nevojshme ne menyre qe i shumekerkuari Enver Sekiraqa te ekstradohet drejt vendlindjes se tij.

Zyrtare te larte te Policise kane thene per Express se Enver Sekiraqa tashme eshte ndaluar nga autoritetet policore te Irlandes.

Ndalimi i tij eshte bere per shkak te fletarrestit nderkombetar i leshuar nga Prishtina zyrtare permes Administrates se Kombeve te Bashkuara ne Kosove UNMIK.

Emri i Enver Sekiraqes ndodhet ne faqen zyrtare te Interpolit qe nga viti 2007 dhe i njejti pershkruhet si person mjaft i rrezikshem mbi te cilin rendojne dyshime per shume vepra te renda penale.

Por aktualisht sipas Reshat Maliqit drejtor i pergjithshem i Policise se Kosoves jane institucionet perkatese qe jane duke u marre me kete rast dhe te cilat jane ne komunikim me autoritetet irlandeze.

Shkrimin e plote mund ta lexoni ne Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›