E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duhet rritje dyshifrore

Rritja ekonomike ne Kosove duhet te jete dyshifrore per t146u ulur varferia dhe papunesia. Nga Express me 28 nentor 2010 ne ora 1408

Eksperte per ceshtje ekonomike thone se per nje zhvillim te mirefillte ekonomik Kosoves i nevojitet perqindje dyshifrore. Rritja ekonomike gjate ketij viti prej 5.39 per qind eshte rritje inkurajuese por jo edhe e mjaftueshme per zhvillimin e pergjithshem te vendit. Nje raport i Fondit Monetar Nderkombetar tregon se Kosova eshte radhitur e treta ne Evrope per nga perqindja e rritjes ekonomike.

Keto komente pasojne raportin e fundit te Fondit Monetar Nderkombetar ku thuhet se kjo norme e rritjes Kosoven e ka radhitur ne vendin e trete ne Evrope per nga perqindja e rritjes ekonomike. Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane ne Prishtine thote se duke pasur parasysh zhvillimin e dobet ekonomik shkallen e larte te papunesise dhe te ardhurat mesatare per koke banori qe sillen rreth 1.700 euro atehere rritja ekonomike duhet te jete shume me e larte.

147Shkalla normale apo ajo qe i nevojitet Kosoves do te duhej te sillej prej 8 deri ne 10 per qind per shkak se keto te ardhura per koke banori qe i permenda jane disa here me te vogla se ne shtetet fqinje. Atehere per te ardhur ne nje pozite ku mund te krahasohemi me vendet e rajonit nevojitet nje rritje prej 8 deri ne 10 per qind thote Zeka.

Edhe Muhamet Sadiku profesor ne Universitetin e Prishtines pohon se rritja ekonomike prej 5 per qind nuk ka domethenie ne kuptimin e transformimit ekonomik dhe social te Kosoves.

147Prandaj Kosova ka nevoje per rritje ekonomike dyshifrore ne menyre qe te behet diferenca pozitive ne kuptimin e uljes se papunesise dhe varferise148 pohon Sadiku.

Ne anen tjeter ministri ne doreheqje i Ekonomise dhe Financave Ahmet Shala shprehet se vleresimet e Fondit Monetar Nderkombetar jane te peraferta me parametrat e planifikuar nga Qeveria e Kosoves. Shala thote se faktoret qe kane dominuar ne kete rritje jane investimet publike private dhe konsumi. 147Ne mund te jemi krenare qe jemi pjese e ketij suksesi natyrisht me kontributin e te gjitha institucioneve kosovare. Por konsideroj se vendimet e institucioneve te Kosoves dhe masat qe kemi marre gjate vitit 2008 - 2009 gjithmone kemi thene se do ta rangojne Kosoven ne nje vend me rritje ekonomike te qendrueshme148 shprehet Shala. Pikerisht investimet ne sektorin publik nga ana e Qeverise jane shkaktare qe zbehin kete rritje - tha Arian Zeka duke shtuar se rritja ekonomike duhet te vije nga sektori privat.

147Gjithsesi do te vije koha kur do te perfundojne keto zhvillime infrastrukturore qe financohen momentalisht prej sektorit publik e do te kerkojme diku tjeter zgjidhje afatgjate e ky eshte sektori privat148 thekson Zeka. Nese merren parasysh parashikimet e Fondit Monetar Nderkombetar per vitin 2011 Kosova do te kete rritje ekonomike prej 59 per qind e qe do te radhitet e dyta pas Bjellorusise e cila do te kete norme te rritjes 6.2 per qind.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›