E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Emrat e 101 përfituesve nga legalizimi në Shijak, Arbana: Angazhim për përshpejtimin e procesit

TIRANË, 15 nëntor /ATSH/ Janë publikuar 101 vendimet e para për legalizimin e banesave të ndërtuara pa leje në bashkinë Shijak, duke përmbyllur një proces të rëndësishëm për familjet që kanë aplikuar për këtë shërbim.

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, në një postim në rrjetet sociale bën të ditur se Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ka shpallur emrat e përfituesve në faqen e saj zyrtare, duke ftuar qytetarët që të verifikojnë listën përmes linkut të publikuar online.

“Ky hap shënon një moment të rëndësishëm në procesin e legalizimit, një prioritet ky i qeverisjes qendrore dhe asaj lokale.

Për të vijuar më tej, banorët duhet të kenë parasysh se pas 30 ditësh nga data e miratimit të vendimit, mund të aplikojnë për regjistrimin dhe pajisjen me certifikatën e pronësisë përmes portalit e-Albania. Dokumentet përfundimtare përfshijnë kartelën e pasurisë dhe fragmentin e hartës kadastrale”, shkruan në postimin e tij, kryebashkiaku Arbana.

Në mesazhin e tij, Arbana inkurajon ndjekjen e ritmeve dhe motivimit të përcaktuara nga Kryeministri Rama, duke theksuar angazhimin për përshpejtimin e procesit dhe përfundimin sa më shpejt të dosjeve të plotësuara nga banorët e Shijakut.

“Ku ka vullnet, ka zgjidhje,” thekson kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana.

Lista e 100 vendimeve për legalizimin në Bashkinë e Shijakut:

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›