Emrat e AKR-së për kreun e MZHE-së, Vegim Gashi dhe Kusari-Lila

Zëvendëskryeministri i Kosovës Behxhet Pacolli ka paralajmëruar se java që vjen do të sjell ndryshime në Qeveri. Ai ka thënë se synimi i tyre është Ministria e Zhvillimit Ekonomik, dhe tashmë AKR-ja i ka caktuar dy emra që do të mund të udhëheqin këtë dikaster, por që për të marrë pajtimin për ta e pret kryeministrin Hashim Thaçi.
Ai nuk e ka mohuar e as pohuar nëse emrat e propozuar nga AKR-ja për ministrinë e zhvillimit ekonomik do të jenë Vegim Gashi dhe Mimoza Kusari Lilla, transmeton KTV. Pacolli ka thënë se ndryshime nuk pritet të ketë vetëm sa i përket postit të ministrit të Zhvillimit Ekonomik, por edhe në ministri të tjera të kabinetit qeveritar./Indeksonline/