E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca "s'dorëzohet përballë terroristëve"

Franca “nuk do të dorëzohet përballë grupeve terroriste”, tha sot në parlamentin francez ministri i Punëve të Jashtme, Laurent Fabius (në foto), një ditë pasi një familje franceze prej shtatë anëtarësh u rrëmbye nga persona të armatosur në Kamerun.“Ne duhet të bëjmë maksimumin për të liruar pengjet, por asgjë nuk do të jetë më keq sesa të dorëzohemi”, theksoi Fabius, duke iu referuar, me sa duket, çështjes së kërkesës së parave në këmbim të lirimit të pengjeve.

Familjae rrëmbyer, një çift, fëmijët e tyre të moshës pesë, tetë, dhjetë dhe dymbëdhjetë vjeç janë rrëmbyer në Kamerunin verior nga gjashtë persona të armatosur, ndërsa zyrtarët thanë se ata janë dërguar përtej kufirit, në Nigeri.

Franca tha se dyshon që një grup islamik nigerian, i quajtur Boko Haram qëndron pas rrëmbimit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›