E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plaçkitin NLB-në, marrin një arkë me para

Duke kërcënuar me armë, dy persona kanë plaçkitur një filial të NLB-së në Prishtinë. Dyshohet se shuma e vjedhur është rreth 13 mijë euro.

“Incidenti ka ndodhur rreth orës 15:00, në zonën industriale Inter Europa, në afërsi në terminalit doganor ku nNë filialin e një banke kanë shkuar dy të dyshuar, dhe njëri prej tyre nën kërcënimin e armës ka marrë prej aty arkën me të holla”, ka thënë Arbër Beka për Indeksonline.

Sipas tij, deri tash policia ka konfiskuar një veturë si pjesë e hetimeve.

“Të njëjtin janë larguar me një veturë, njësitë policore, përfshirë ato të hetimeve kanë dal në vend të ngjarjes. Policia ka konfiskuar një veturë, me traga të Prishtinës, si pjesë e procedurës hetimore”, ka thënë Beka.
Sipas policisë, nuk dihet saktë shuma që ata kanë marrë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›