E Diel, 1 Nëntor 2026

Emrat e Topit, Berisha pritet te kerkoj votimin kunder

Grupi parlamentare i Partise Demokratike pritet te vazhdoj diskutimet diten e sotme per pese emrat e sjelle nga presidenti Topi ne Kuvend per antare te Gjykates se Larte. Keshtu diten e sotme pritet qe kreu i qeverise, njekoheisht lideri i PD-se, Berisha t'ju kerkoj deputeteve te grupit te tij parlamentare qe te kundershtojne ne komisionet parlamentare edhe dekretet e ardhura nga presidenti Topi per Gjykaten e Larte. Kjo pasi negociatat mes paleve ne lidhje me dekretet e kreut te shtetit rezultuan te pasuksesshme. Duke u nisur nga mos suksesi i negociatave pritet qe kryeministri Berisha t'ju kerkoj deputeteve te grupit parlamentare te PD-se qe te jene te bashkuar ne voten e tyre kunder dekreteve te ardhura nga presidenti Topi.

Ne fillim te javes se shkuar takimi mes kreut te grupit parlamentare te PD-se, Atrit Patozi dhe presidenti Topi ne lidhje me emrat e sjell nga ky i fundit ne Kuvend per tu dekretuar rezultoi i pasuksesshem. Kjo sepse kreu i shtetit nuk pranoi te terhiqej nga dekretet e tij per Gjykaten e Larte dhe per pasoje theksoi se mazhorances i ngelej vetem ti rrezonte me vote emrat e sjell nga ai ne Kuvend. Keshtu duket se cdo shprese per negociata mes paleve ne lidhje me emrat e sjelle ne Kuvend per tu votuar mund te konsiderohet e mbyllur. Nga ana e tij kryeministri Berisha gjate mbledhjes se grupit parlamentare te mbajtur nje jave me pare theksoi se ai nuk mund te pranonte 2 nga emrat e sjell per miratim nga ana e presidentit Topi ne Kuvend. Kryeministri Berisha aludoi ne mbledhjen e nje jave me pare edhe per te shkuaren e tyre dhe theksoi se PD nuk mund te pranonte si antare te Gjykates se Larte njerez te cilet kishin qene persekutore gjate rregjimit komunist. Nga ana tjeter kryeministri Berisha deklaroi se presidenti Topi duhet te ishte konsultuar paraprakisht me grupin parlamentare te PD-se ne lidhje me emrat qe do te sillte si kandidatura per Gjykaten e Larte. Sipas Berishes, veprimi i Topit per mos tu konsultuar me aktoret politike ne vend ne lidhje me emrat e sjelle per miratim ishte nje veprim i paprecedente i cili nuk ishte kryer as nga ish kreu i shtetit Alfred Moisiu. Nisur nga kjo Berisha mandatoi kreun e grupit parlamentare te PD-se, Astrit Patozin dhe nenkryetarin e ketij grupi, Ilir Bano per te zhvilluar negociata me Topin ne lidhje me dekretet te cilat pak jave me pare mberriten nga presidenca ne Kuvend. Po duket se negociatat nuk sollen edhe rezultatin e duhur, pasi presidenti Topi ne menyre te qarte u shpjegoi negociatoreve se nuk kishte ndermend te terhiqej nga dekretet e tij dhe i ftoi perfaqesuesit e mazhorances qe ti rrezonin me ane te votes se tyre emrat e sjell prej tij ne seance plenare.

5 Jane emrat e kandidaturave te Gjykates se Larte te vendosura nga presidenti Topi. Keto emra kane nuk jane konsultuar paraprakisht me asnje nga aktoret ose faktoret politike ne vend.

2 Jane emrat qe kontestohen nga grupi parlamentare i Partise Demokratike si kandidatura per Gjykaten e Larte. Keshtu emri i Zamir Podes dhe Kristaq Tranjes nuk pranohen nga PD.

Komisioni Parlamentar i Ligjeve do te marre ne shqyrtim brenda kesaj jave dekretet e Presidentit te Republikes per anetare te Gjykates se Larte. Emrat do te shqyrtohen nje me nje ne komisin per t'i kaluar me pas per votim seances plenare. Kuvendi eshte institucioni qe me vote vendos per emerimin apo jo te kandidaturave te Presidentit Bamir Topi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›