Del Piero: Ndihem kapiteni i Italise
Alessandro del Piero pohoi se eshte i gatshem te udheheqe Italine ne ndeshjen e pare kunder Holandes. Mjeshtri i Juventusit, 86 ndeshje nderkombetare, megjithate eshte i bindur se trajneri Roberto Donadoni do te zgjedhe Xhanluixhi Bufonin si kapitenin e ri, ne mungese te Fabio Cannavaro-s, i demtuar gjate nje stervitje perpara fillimi te Euro 2008. Del Piero eshte ne turneun e tij te shtate te madh me Italine, nderkohe qe sezonin e kaluar me 21 golat e realizuar ai ishte dhe shenuesi me i mire ne Serie A. "Nese do te me pyesnit mua, nese une ndihem si kapiten, une do te thosha po", komentoi Del Piero. 33-vjecari tha se martesa dhe lindja e djalit te tij e ndihmuan ate te rigjente formen.