Liqeni i Shkodres kthehet ne "kosh" mbeturinash
Liqeni i shkodres nen "pushtetin" e mbeturinave dhe ndotjes. Bizneset i hedhin mbetjet ne breg, ndersa pastrimi behet rralle prej mjeteve te bashkise. Banoret e zones turistike Shiroke-Zogaj, shprehen te shqetesuar per grumbullimin e sasive te medha te mbeturinave ne kete zone. Pothuajse i gjithe bregu i liqenit, nga ura e Bunes, deri ne fshatin turistik te Zogajt, ngjason me nje vend grumbullimi mbeturinash, duke ndikuar si ne ndotjen e ambientit dhe te ujit, ashtu dhe ne largimin e vizitoreve te huaj.
Sipas banoreve te Shirokes, ne shtimin e papastertive ne kete zone turistike, ka ndikuar jo vetem mosheqja e rregullt e tyre nga ana e bashkise, por edhe shtimi i numrit te lokaleve gjate gjithe vijes liqenore, punonjesit e te cilave gjejne si rrugen me te shkurter bregun, duke e perdorur si nje kazan te madh plehrash. Numerohen te pakten 50 biznese qe veprojne ne kete zone qe thyejne edhe rregullat per hedhjen e plehrave. Uji i liqenit ka nxjerre ne breg tonelata te tera mbeturinash, te cilat i perkasin jo vetem qytetit te Shkodres, por edhe fshatrave te zones se Malesise se Madhe. Shtimi i mbeturinave ne Shiroke-Zogaj vjen ne nje kohe kur liqeni, i dyti ne vend per nga madhesia, eshte shpallur zone e mbrojtur, si dhe kur kjo periudhe verore njihet si koha me e pershtatshme per te bere plazh, pasi uji i liqenit eshte me i ngrohte se ne plazhin e Velipojes dhe se i lumenjve Drin, Bune dhe Kir. Udhezimet e Kryeministrit Sali Berisha, vene ne dukje nga banoret e kesaj zone turistike, per t'i dhene perparesi zhvillimit te turizmit ne vendin tone dhe vecanerisht ne Shkoder, nuk po merren parasysh sic duhet nga pergjegjesit e pastrimit te kesaj zone qe per shkak te nje distance relativisht te larget me pjesen tjeter te qytetit. Komunalja po sjell rralle automjetet dhe punonjesit e saj per pastrimin e mbeturinave. Mospastrimi sic duhet i zones turistike po e demton zhvillimin e turizmit gjate kesaj periudhe, ne nje kohe kur te pakten nga Mali i Zi priten te vijne turiste.
Bizneset thyejne ligjet
Banoret e Shirokes u kane bere apel institucioneve per pastrim te zones, ne menyre qe te ndikohet dhe shfrytezimi ne maksimum, pasi do te ndikojne ne uljen e varferise te banoreve. Edhe pse punonjesit e bashkise Shkoder shpesh kane marre masa ndeshkuese ndaj subjekteve, te cilat shkaktojne ndotjen e liqenit.
Pritet hapja e linjes ujore
Kete vere pritet dhe hapja e pikes se kalimit kufitar ujor me Malin e Zi, ne liqenin e Shkodres. Ne saje te linjes ujore Shkoder-Vir Pazar, zona turistike Shiroke-Zogaj pret ardhjen e shume vizitoreve te huaj, te cilet do te shfrytezojne varkat e banoreve per te shetitur ne liqenin e mrekullueshem te Shkodres, si dhe do te shpenzojne parate per sherbimet ne kete zone, duke ndikuar keshtu dhe ne rritjen ekonomike te zones.
Por me kete pamje qe te ofron sot bregu i liqenit, shprehen banoret, turistet e huaj jo vetem qe nuk do te preferojne te qendrojne gjate, por do te ndikojne negativisht dhe te turistet e tjere ne Mal te Zi, te cilet gjate qendrimit per pushime ne shtetin fqinj, vazhdimisht kane vizituar zonen turistike Shiroke-Zogaj.
50 Jane bizneset qe mendohet se ushtrojne veprimtari ne zonen e mbipopulluar nga plehrat e shumta dhe qe i hedhin ato duke thyer edhe urdhrat e bashkise se Shkodres, megjithese jane vene gjoba.
2 Jane zonat qe jane kthyer ne "kosh" mbeturinash praen liqenit te Shkodres. Behet fjale per Shiroken dhe ne vecanti fshatin Zogaj. Banoret tregojne se bregu eshte i ndotur nga plehrat e shumta.