E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nuk u ndje mirë në paraburgim/ Ndërron jetë rrugës për spital 28 vjeçari, trupi dërgohet në morg

Ka ndërruar jetë një i paraburgosur në Shënkoll.

28 vjeçari është ndjerë keq në paraburgim dhe është transportuar me urgjencë në spital, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Trupi i të riut do të dërgohet në morg, ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe arsyet pse ishte me burg.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›