Emri, Ahmeti: Do zgjidhet së shpejti
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është shprehur optimist se çështja e emrit do të zgjidhet shumë shpejt. Sipas tij, pas angazhimit më të theksuar të faktorit ndërkombëtar, palët në bisedime i kanë afruar qëndrimet.
"Është në rrugë të mbare për një zgjidhje përfundimtare për t'u arritur një kompromis i pranueshëm për të dy palët. Ka angazhim serioz nga SHBA-të dhe nga Bashkimi Evropian që të mbyllet sa më parë kjo histori që Maqedonia të jetë anëtare e plotë në NATO", ka thënë ai.