E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emri, Gruevski-Papandreu, takim në fund të muajit

Kryeministri i Greqisë Jorgos Papandreu dhe ai maqedonas, Nikolla Gruevski do të takohen sërish për të diskutuar për çështjen e emrit në fund të muajit. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke të cilat theksojnë se Gruevski do të jetë më 29 prill në Athinë në kuadër të një konference mbi ekonominë në rajonin e Evropës juglindore, të organizuar nga gazeta "The Economist".
Ky takim do të mbahet edhe pasi ndërmjetësi i OKB-së Metju Nimiç ka premtuar se nga fundi i muajit do të japë propozime të reja për çështjen e emrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›