Cerrik, policia parandalon vetëvrasjen e 20 vjecarit
CERRIK- Ka tentuar të hidhet nga kati i pestë i një pallati në qytetin e vogël të Cerrikut, por pas disa orë negociatash, forcat speciale Renea kanë shpëtuar jetën e një të riu nga ky qytet.
20 vjecari Damian Osmani ishte mbyllur pasditen e së mërkurës në dhomën e tij dhe u kish thënë prindërve se do të hidhej nga dritarja e dhomës së tij në katin e pestë të pallatit ku banonte familja Osmani.
Prindërit kanë lajmëruar menjëherë policinë e Cerrikut, ndërsa janë dërguar edhe forcat Renea nga Tirana për të shpëtuar të riun i cili sic mësohet gjendej në kushte të rënda depresive prej kohësh. Për rreth tre orë, familjarët dhe banorët e qytetit kanë qëndruar në ankth për jetën e të riut, ndërsa të gjitha negociatat përfundonin pa rezultat si shkak i kërcënimeve të vazhdueshme të 20 vjecarti se do të hidhej nga dritarja.
Efektivë të forcave Rena kanë gjetur si rrugëzgjidhje depërtimin në banesë nga tarraca e pallatit, ku më pas i janë afruar dritares ku qëndronte Damian Osmani dhe e kanë tërhequr atë në brendësi të dhomës. Më pas i riu është shoqëruar drejt ambienteve të spitalit për komunikim me psikologët.
(e.n/BalkanWeb)