E Diel, 1 Nëntor 2026

Depozita bankare, rritje me 6.6 përqind

Depozitat e klientëve të sistemit bankar janë rritur me rreth 6.6 përqind në 2009 krahasuar me vitin 2008, ka deklaruar Silvana Sejko drejtoreshë e Agjensisë së Sigurimit të Depozitave. Sipas Sejkos kjo ecuri pozitive ka ardhur si rezultat i i masave të marra nga autoritetet shqiptare për të rritur besimin ndaj publikut.
Ndërkohë që përsa i përket vlerës së primit apo i detyrimit të bankave ndaj agjensisë ka mbetur i njëjtë për të gjitha bankat dhe është 0.5 përqind ka deklaruar Sejko natyrisht ky në bazë të depozitave të siguruara të cdo banke.
Emigrantët shqiptarë të cilët sjellin edhe kursime të konsiderueshme në vendin tonë u përcaktuan si një prej grupeve të interesit të lidhur drejtpërsëdrejti me çështjen e sigurimit të depozitave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›