E Diel, 1 Nëntor 2026

Emri, Nimetz negociata të "fshehta" me Shkupin dhe Athinën


Ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit, Matthew Nitmez është duke negociuar për zgjidhjen e kontestit disavjeçar mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Njëri nga zëdhënësit e KB-së, Ari Gaintanis deklaroi se mediatori Nimetz është në kontakt me përfaqësuesit e Maqedonisë dhe të Greqisë, por tani për tani nuk do të zbulojë detaje se për çfarë diskutohet.

Ai tha se takimi i ri formal do të caktohet kur do të vlerësojë se është e nevojshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›