E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kirkistan, 49 të vdekur nga dhuna etnike

Qeveria provizore kirkize ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin Och dhe rrethinat e tij.
"Shkëmbimet e zjarrit vazhdojnë dhe dëgjohen ngado, shumë ndërtesave u është vënë zjarri dhe ende janë në flakë, po ashtu banorët janë shumë të frikësuar dhe irrituar në të njëjtën kohë", deklaroi për televizionin kombëtar një zyrtar i qeverisë provizore, Azimbek Beknazarov, i cili ndodhet në rajon, ku situatën e cilësoi "shumë të vështirë".

Sipas bilancit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, trazirat etnike mes uzbekëve dhe kirgizëve në Och kanë shkaktuar rreth 49 të vdekur dhe mbi 654 të plagosur që prej fillimit të përplasjeve mes tyre mbrëmjen e së enjtes.

Qeveria provizore u ka bërë thirrje oficerëve të policisë dhe ushtarakëve të dalë në pension që të rikthehen në detyrë dhe të nisen menjëherë në rajonin Och, për të kontribuar ''në parandalimin e një lufte civile".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›