Emri i Maqedonisë, Çërvekovski takim me Gruevskin
SHKUP- Presidenti i Maqedonisë, Branko Çërvekovski pritet të organizoj një takim me kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski, ditën e premte. Ky lajm konfirmohet nga
kabineti i presidentit maqedonas Çërvekovski. Në këtë takim pritet të bisedohet lidhur me propozimin e fundit për emrin e Maqedonisë nga i dërguari i OKB-së, në negociatat për emrin, Metju Nimiç. Takimi do të mbahet në mesditë në kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë. (a.r/ina/balkanweb)