E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suedia dorëzon Kosovës letrat kredenciale

 

PRSHTINË - Ambasadori suedez për Kosovën, Lars Fredeni i ka dorëzuar sot presidentit Fatmir Sejdiu, letrat zyrtare të njohjes së Kosovës nga ana e Suedisë.
“Kosova është pjesë e Evropës. Nuk do të ketë stabilitet dhe sukses ekonomik në këtë pjesë të botës , pa pasur zhvillim dhe stabilitet në Kosovë “, tha ambasadori suedez duke premtuar ndihmën e metejme të shtetit të tij për zhvillimin e Kosovës. Nga ana e tij, presidenti Sejdiu ka falënderuar Suedinë për angazhimin e saj në Kosovë këto vitet e fundit, duke e ftuar që ta shtoj bashkëpunimin bilateral.
(a.s/Balkanweb/REL)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›