Shkup, arrestohen 28 persona për trafik cigaresh
SHKUP - Policia në Maqedoni ka shkatërruar një rrjet kontrabande të cigareve dhe ka arrestuar 28 persona të përfshirë në trafikun ilegal të duhanit. Ky rrjet është një nga bizneset më fitimprurëse në Ballkan. Sipas AFP operacioni policor është kryer gjatë natës së djeshme ku janë sekuestruar 15 tonë cigare dhe është arrestuar edhe biznesmeni Bajrush Sejdiun, 40 vjeçar, pronar i një ekipi lokal futbolli, i disa kompanive dhe restoranteve në Kumanovë. Bajrush Sejdiu u arrestua në kufirin mes Maqedonisë dhe Kosovës dhe ishte në qendër të vëmendjes ditë më parë.
“Të arrestuarit do sillen para drejtësisë nën akuzat për prodhim ilegal, kontrabande dhe shitje të cigareve, si dhe korrupsion dhe shkelje tjera”, tha ministrja e brendshme Gordana Jankulovska. Ajo shtoi se një numër i vendeve evropiane po hetonin këtë grup të krimit të organizuar.
Gjithashtu bëhet e ditur se përveç cigareve, policia ka konfiskuar edhe një sasi të madhe të armëve dhe municionit gjatë bastisjes së 24 depove të dyshuara në Kumanovë dhe Shkup.
(a.s/Balkanweb/REL)