E Diel, 1 Nëntor 2026

Emri i ri i Guvernatorit te Bankes se Britanise se Madhe Mark Carney

Mark Kerni ka marrë zyrtarisht vendin e tij në një nga postet më të rëndësishme të financës botërore, atë të guvernatorit të Bankës së Britanisë së Madhe. I ardhur nga Kanadaja ai ka qenë atje për vite me radhë numri një i bankës qendrore duke e nxjerrë vendin nga recensioni brenda një kohe rekord. Një kurrikulum perfekt për 48 vjetarin që cilësohet si një nga bankierët më të mirë të gjeneratës së tij. Sfida e radhës do të jetë rimëkëmbja sa më e shpejtë e ekonomisë britanike. Së bashku me Kernin vijnë dhe të dhëna pozitive për vendin, në qershor prodhimi industrial ka shënuar nivelin maksimal në dy vjet si dhe kreditë janë në nivelet më të larta që nga dhjetori i vitit 2009.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›