Greqi vriten ne perleshje me policine dy prej te arratisurve nga burgu i Trikalas
Dy shtetas shqiptarë kanë mbetur të vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat speciale të policisë greke. Të vrarët janë pjesë e grupit prej pesë shqiptarësh që kishin mbetur pa u kapur, pas një arratisjeje masive nga burgu i Trikalas, në mars të këtij viti.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22,00 të mbrëmjes së të martës, në zonën Koniska të Etoloakarnanisë, në Greqinë Perëndimore.
Lajmi u transmetua nga agjencia zyrtare e lajmeve, ANA, që u referohet burimeve nga vendgjarja, ndërsa ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga autoritetet policore.
Sipas agjencisë, forca të shumta policore ishin dislokuar në pika të ndryshme nga mendohej se do të kalonin të arratisurit, pasi ata ishin lokalizuar në atë zonë, me ndihmën e kamerave termike.
Faktikisht, dy prej tyre tentuan të kalonin me këmbë dhe kur policia i diktoi, pasoi shkëmbimi i zjarrit, me rezultat ata të humbasin jetën. Emrat e tyre ende nuk janë bërë të ditur.
Policia po vazhdon kërkimet për gjetjen dhe kapjen edhe të tre të tjerëve.
Sipas autoriteteve greke, pesë të arratisurit janë implikuar në vrasjen e një gruaje 25 vjeçare në Korinth dhe të një polici në zonën e Nafpaktos, ngjarje që kanë ndodhur në harkun kohor të tre muajve që nga arratisje e tyre.