E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emri i sheikut mund të shihet nga hapësira

Çdo fëmijë ka ëndërruar që të ketë emrin e tij të shkruar në plazh. Mirëpo është e kuptueshme që menjëherë emri zhduket nga rëra ose nga uji. Por një sheik arab super i pasur ka vendosur të shkruajë emrin e tij në rërë me shkronja aq të mëdha sa të shihet nga hapësira.

Ai ka gërmuar aq thellë sa uji nuk i dëmton shkronjat, por futet mes tyre si në kanal.

Njerëzit e tij kanë punuar për javë e javë për të gdhendur emrin Hamad për sheikun 63 vjeçar Hamad Bin Hamdan Al Ahyan. Ai është njeriu i dytë më pasur pas mbretit të Arabisë. Hamad njihet edhe si Sheiku Ylber. Mësohet se në garazh ka 200 makina, përfshi 7 makina Mercedes 500 SEL me ngjyrat e ylberit, të cilat i ruan në një piramidë gjigante.

Për të është prodhuar edhe kamioni më i madh në botë, me katër dhoma gjumi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›