Ëndërroja të jem kauboj
Nga Express më 20 korrik 2011 në ora 20:05
Daniel Craig preferon të jetë si kauboj edhe kur luan rolin e agjentit sekret.
Aktori i James Bond ka thënë se roli i tij në filmin shkencoro-fantastik “Cowboys and Aliens” është një ëndërr që i është bërë realitet.
“Gjithmonë kam dashur të luaj rolin e një kauboji. Mendoj se çdo djalë i vogël duke u rritur njëherë bëhet kauboj, por kur kam veshur tani teshat më është dukur vetja si një i ri dhe jam argëtuar shumë në këtë film”, tha ai.