Enciklopedia e marrive
Enciklopedia e marrive. Keshtu do te mund te quhet Enciklopedia Maqedonase( e jo Enciklopedia e Maqedonise), projekti me i ri i Akademise Maqedonase te Shkencave dhe Arteve, qe te enjten pati nje promovim mjaft pompoz. Eshte veshtire te presesh dicka nga ata qe lajtmotiv te perditshmerise kane paragjykimin, aq me teper kur dihet se paragjykimi ndaj shqiptareve ne Maqedoni per shume ke eshte ushqim shpirteror. Paraqitja e elementit shqiptar ne formen e nje karikature te vrazhde, edhe ate ne nje projekt voluminoz qe mban siglen e nje institucioni ku besohet se eshte tubuar truri i nje kombi (Akademia e Shkencave dhe Arteve), do te thote se me ne fund ne Maqedoni po bien maskat dhe se po qartesohen qellimet me prapavije te erret. Kjo shqiptareve ua perkujton projektet famekeqe te Akademise serbe ne krye me Cubrolloviqin e Ivo Andriqin. Mosprezantimi i vertete i historise shqiptare, ashtu sic argumentohet edhe ne shume dokumente te historianeve e udhepershkruesve te huaj, mosperfshirja e ngjarjeve historike (qe kane ndodhur ne Diber, Manastir, Shkup...), pa te cilen historia shqiptare do te ishte e manget, lenia anash e shume figurave shqiptare nga jeta kulturore e politike, perfshi edhe ata, pa te cilet historia e me e re e Maqedonise jo vetem qe do te ishte e thate, por edhe do te humbte kuptimin, do te thote se intriga ndaj shqiptareve tashme po institucionalizohet.
Eshte e pafalshme mosperfshirja ne kete enciklopedi e shume figurave, nder te tjera edhe mosperfshirja e Nevzat Halilit, liderit te partise (PPD) se pare shqiptare ne Maqedonine pluraliste, pastaj e kryetarit aktual te PDSH-se, Menduh Thacit e ndonje tjeter. Per ta nuk pati "hapesire dhe vend", por pati per, bie fjala, Johan Tarcullovskin, i denuar nga Gjykata e Hages per krime kunder njerezimit (ne Luboten plaget ende jane te fresketa). A nuk flet kjo qarte per nje tendence te paramenduar mire. Eshte kapitull me vete numri i madh i gabimeve dhe te pavertetave qe prezantohen ne kete enciklopedi. Duket qarte se hartuesit e saj ndaj elementit shqiptar kane patur qasje improvizuese. Kete improvizim ata do ta deshmojne, per shembull, te shenimi mbi Hasan Kaleshin, nje figure e shquar e kultures shqiptare nga Kercova (babai i piktorit me fame boterore, Omar Kaleshi). Ne vend te fotografise se Hasan Kaleshi, ata do ta vene fotografine e Faik Konices. Nje gabim tjeter i pakendshem behet me Hamid Thacin (kumanovare), nje figure nga periudha e LNC-se, i cili prezantohet dy here: nje here si Taki Hamid pastaj si Taci Hamid. Keto jane vetem disa nga "perlat" e injorances dhe infantilitetit te perpiluesve te ketij projekti. Nderkaq, mos te flasim per disa te paverteta qe nderlidhen me vete shtetin shqiptar dhe me disa figura qe kane lene gjurme ne historine e Shqiperise. Dhe cka duhet bere pas gjithe kesaj? Eshte koha te tubohet Unioni i Inteligjences Shqiptare, Shoqata e Historianeve Shqiptare, Shoqata "Zgjohu" dhe asociacionet tjera shqiptare qe veprojne ne Maqedoni dhe ta shqyrtojne mire e mire kete enciklopedi, dhe t'i evidentojne te gjitha marrite, intrigat, te pavertetat, natyrisht me argumentet qe jane absolutisht ne anen e shqiptareve, dhe te kerkojne qe urgjentisht enciklopedia te terhiqet nga perdorimi dhe te shpallet e pavlefshme. Ose te behet nje enciklopedi qe i pergjigjet realitetit te Maqedonise. Natyrisht, edhe subjektet politike shqiptare duhet ta shprehin qendrimin e tyre. Kjo enciklopedi duhet te vleresohet si shkas qe te gjithe shqiptaret te falsin me nje ze. Sepse per kete enciklopedi jane derdhur shume mjete nga buxheti i shtetit, ne te cilin perfshihen dhe shqiptaret. Nuk ka logjike qe ta paguash dike te tallet me historine dhe kulturen tende. Kjo i kalon te gjitha kufijte e njerezimit. Nderkaq, ata dy-tre shqiptare, anetare te kesaj akademia, pas ketij skandali besoj se e kane te qarte mesazhin e atyre akademikeve qe e perpiluan kete Enciklopedi te marrive, qe cenojne jo vetem historine dhe kulturen, por edhe dinjitetin e shqiptareve. Ata duhet t'u thone lamtumiren atyre qe tallen me fatin e popullit qe i takojne vete.
* Marre nga "Koha" e Shkupit