Salihi kthehet ne idhull per Rapidin
Rapidi i Vjenes, kundershtari i Vllaznise ne raundet paraeliminatore te "Europa Liges synon qe te kaloje fazen e grupeve, pas merkatos se veres. Nje nder blerjet me te rendesishme eshte edhe sulmuesi kuqezi, Hamdi Salihi. Sulmuesi shqiptar e nisi garen e sivjetshme me nje gol qe e shenoi ne debutim, ndaj Salsburgut. Salihi para ndeshjes me Hamburgun ne ndeshjen e mbremshme te Europa Liges ka pushtuar ekranet austriake, pasi konsiderohet si sulmuesi me i mire i kampionatit austriak. Numri i larte i golave qe Salihi shenoi me nje skuader mesatare ne tre vitet e fundit e kane shtuar popullaritetin e bomberit shqiptar. Shkodrani konsiderohet si nje nder sulmuesit me rendiment te larte, per shkak se ka arritur qe te shenoje ne cdo skuader, qe prej startit te karrieres, numrin me te larte te golave. I vetmi shqetesim i Salihit eshte rendimenti i ulur ne kombetare. Shkodrani ka arritur qe te shenoje nje gol, duke mos gjetur rrugen e rrjetes. 26 vjecari konsiderohet sulmuesi, qe do ta kete te sigurte vendin ne formacionin kuqezi, edhe ne ndeshjet e Euro 2012, ku synimet e tij jane qe te konfirmohet si goleador.